barazia dhe ndalimi i diskriminimit
Të dashur lexues,
Duke pasur në fokus të veçantë rolin e organizatave
jofitimprurëse në mbrojtjen e viktimave të diskriminimit, ky
manual u hartua nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, si një
përpjekje për të hulumtuar dukurinë e diskriminimit, duke e
trajtuar atë në këndvështrimin shoqëror dhe ligjor.
Ligji nr.8788, datë 7.5.2001, “Për organizatat jofitimprurëse”
parashikon se organizatat jofitimprurëse ndjekin veprimtari
në të mirë dhe në interes të publikut. Me veprimtari në të
mirë dhe në interes të publikut ligji i sipërcituar kupton çdo
veprimtari që mbështet dhe zhvillon tek individi dhe shoqëria
vlera shpirtërore dhe vlera të tjera humanitare, mbron jetën e
njeriut, shëndetin e tij, siguron dhe realizon shërbime publike
dhe sociale, ndihma dhe mbështetje në raste fatkeqësish,
mbron mjedisin dhe zhvillon kulturën dhe edukatën ndaj tij,
mbështet e zhvillon vlerat dhe traditat kulturore e historike,
shkencën, arsimimin, edukimin fizik dhe shpirtëror, jep
ndihmesë në zhvillimin e zakoneve të mira dhe të vlerave
demokratike, si dhe çdo drejtim tjetër në të mirë dhe në
interes të publikut.
Nisur nga sa më sipër, OJF-të marrin një rol të rëndësishëm
në zbatimin e legjislacionit në fushën kundër diskriminimit.
Zëri i tyre është veçanërisht i rëndësishëm kur ato flasin në
emër ose si përfaqësuese të viktimave të diskriminimit.
Në Shqipëri ka një kuadër të gjerë ligjor për mbrojtjen
nga diskriminimi. Vendi ynë ka ratifikuar një sërë aktesh
ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut, të cilat
në qendër të vëmendjes kanë ndalimin e diskriminimit në
përgjithësi ose në fusha të veçanta të jetës. Gjithashtu,
legjislacioni i brendshëm i vendit është hartuar dhe është
miratuar në frymën e respektimit të të drejtave dhe lirive
themelore të njeriut, duke përfshirë këtu edhe të drejtën për
të qenë i barabartë para ligjit dhe në ligj dhe të drejtën për të
mos u diskriminuar në gëzimin dhe ushtrimin e të drejtave të
sanksionuara në legjislacion.
Në kuadër të përafrimit të legjislacionit vendës me atë
të Bashkimit Europian, si dhe për t’u ofruar një mbrojtje
juridike sa më efektive viktimave të diskriminimit, Kuvendi
i Shqipërisë miratoi ligjin nr. 10 221, datë 4.2.2010, “Për
mbrojtjen nga diskriminimi”. Ky ligj konsiderohet si një
zhvillim i mëtejshëm i parimit të barazisë së shtetasve në
ligj dhe përpara ligjit, i trajtuar në nenin 18 të Kushtetutës
së Republikës së Shqipërisë
No comments:
Post a Comment