Sunday, January 29, 2012

parandalimi i droges


Droga dhe parandalimi i saj


Dr. med. Musli Ferati
Është një rrjet aq mirë i organizuar i prodhimit, përpunimit, distribuimit dhe përdorimit të drogës, saqë edhe masat më të rrepta legale nuk kanë gjasa për një kohë të gjatë ta zhdukin. Mbetet që të kufizohen këto kanale të thella, që të ndërgjegjësohet rinia jonë dhe së paku deklarativisht të potencohen rrethanat parandaluese dhe favorizuese që çojnë në një ekspansion masovik të kësaj shprehie ogurzezë. Kjo për vetë faktin se deri më sot nuk kemi një program nacional kundër narkomanisë, në të cilin rolin e vet të pazëvendësueshëm do ta jepnin të gjitha strukturat dhe institucionet shoqërore e shtetërore, siç janë shërbimi shëndetësor, organet e rendit e të përndjekjes, mediumet, sistemi i përgjithshëm arsimor, feja e të ngjashme. Sugjerimet e mësipërme nuk janë ndonjë parafrazim megaloman, por një përvojë mjaft dobiprurëse që vite me radhë po zbatohet në vendet e zhvilluara perëndimore dhe SHBA.
Në kuptimin gjithpërfshirës droga paraqet një varg materiesh psiko-aktive, të cilat po qe se konsumohen nga ana e njeriut kanë aftësi që të ndryshojnë dhe dëmtojnë seriozisht integritetin psiko-fizik të subjektit i cili i përdorë, gjegjësisht i keqpërdorë ato. Thuhet me të drejtë se abuzimi me këto substanca psikotrope është një problem i madh shoqëror dhe shëndetësor mbarëbotëror, ngase pasojat që dalin nga efektet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta nga kjo shprehi e kobshme morbogjene janë shumëfish të dëmshme për vetë individin që është bërë rob i marrjes pa masë i materieve dehëse, si dhe për rrethin më të gjerë social ku jeton dhe vepron ky ose një grup më i madh abuzuesish të drogave.
Që të kemi një ide më të qartë mbi këtë fenomen të rrezikshëm mediko-social, dhe jo vetëm kaq, fillimisht do t’i referohemi definicionit mbi varshmërinë nga droga që kohëve të fundit e ka dhënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), në të cilin tekstualisht thuhet: Vartësia nga droga paraqet një gjendje të intoksikimit (helmimit) periodik ose kronik me droga natyrale, gjysmësintetike, dhe e cila karakterizohet me një dëshirë dhe apasion të prafrenueshëm që të merret me çdo kusht, prirje për të rritur dozën (toleranca), varshmëri fizike dhe psikike dhe veprimit destruktiv mbi personalitetin e narkomanit. Problemi del se është edhe më i mprehtë kur kihet parasysh fakti se kjo epidemi moderne më së shumti prek rininë, ardhmërinë e çdo komuniteti, në tërë globin, duke mos kursyer asnjë shtreë sociale dhe përkatësi nacionale dhe konfesionale. Dukuri pothuajse e pashmangshme që shoqëron çdo abuzim me këto lëndë shkundulitëse është shfaqja e sindromit abstinencial fill pas ndërprerjes së konsumimit të drogës, shpeshherë edhe me simptome dhe komplikime më të rënda se substanca që ka shkaktuar këtë varshmëri këmbëngulëse.
Në këtë grup materiesh nootropike, para së gjithash, sipas klasifikimit më të ri të çrregulliomeve mentale, që vijnë si rezultat i përdorimit kompulsiv, bëjnë pjesë këto nëngrupe substancash distimike:
  • alkooli
  • opiatet
  • kanabinoidet
  • sedativet dhe hipnotikë
  • kokaina
  • kofeina dhe stimulues të tjerë të sistemit qendror nervor
  • halucinogjenët
  • duhani
  • tretësit që avullohen
  • adikcioni me më shumë lloje drogash njëkohësisht.

dhuna


dhuna ne familje ndaj femijeve

DHUNA NE FAMILJE EDHE NDAJ FEMIJEVE



Mjaft fakte provojne se ne familjen shqiptare te diteve tona, femijet rralle u nenshtrohen formave te ndryshme te dhunes se prinderve te tyre se paku deri ne fund te moshes se adoleshences. Te dhenat qe jane marre nga anketimet pohojne se ndaj femijeve te tyre ushtrohet dhune jo vetem nga babai, po edhe nga nena, si ne familjet shqiptare rurale, ashtu dhe ne ato qytetare. Madje si baballaret edhe nenat jane pothuaj njelloj te dhunshem ndaj femijeve te tyre. Nenat ushtrojne me shume dhune ndaj vajzave te tyre, duke e justifikuar kete me mendesite se dhuna eshte e domosdoshme si mjet detyrimi qe vajzat te mos marrin rruge te keqe, se dhuna ka shpetuar shume vajza adoleshente nga degjenerimi e kausi shoqeror qe perjeton Shqiperia, se dhuna ndaj vajzave eshte pjese e pergjithesise dhe e kontrollit te nenave ndaj tyre, se vajzat me mire te zemerohen me nenat, qe i detyrojne dhe me dhune te shkojne ne rruge te mbare, se sa ti mallkojne gjithe jeten per shkarjet nga leshimet liberale te tyre etj.

Psh: Nje nene qe ushtronte sistematikisht dhune ndaj vajzes se saj gjimnaziste, per t'a shtruar sic shprehet ajo ne nje bisede me koleget e saj, petagoge ne universitetin e Tiranes, nder te tjera thote:

Une e qelloj dhe do ta qelloj time bije deri ne diten qe ajo do te marre diplomen e Universitetit.
Une do te perpiqem ta ruaj vajzen time nga ky mjedis i infektuar me gjithfare “virusesh” shoqerore qe shkaktojne trauma te pariparueshme, vecanerisht per vajzat. Lus perendine te mos mbylle syte pa e diplomuar time bije. Ne shoqerine shqiptare diploma e universitetit, jo vetem te jep tjeter personalitet, por eshte edhe nje fare mburoje prej te ligave qe te vijne dhe andej nga nuk i pret.
Ceshtja e ndikimit te dhunes se prinderve ndaj femijeve dhe adoleshentet eshte nje nga me te nderlikuarat e me te diskutuarat jo vetem ne studimet sociologjike, psikopetagogjike etj, por edhe ne bisedat e perditshme. Diskutime te tilla gjallerohen ndjeshem ne periudha ndryshimesh te vrullshme shoqerore e kulturore.
Studiues te ndryshem kane sjelle argumente te shumellojshme pro dhe kunder funksioneve afirmative dhe disfunksioneve te dhunes se prinderve te ushtruar ndaj femijeve te tyre. Te dhenat e ketij anketimi provojne se mjaft prej grave, ne familjet ku jane rritur, kane perjetuar dhunen e prinderve dhe jane te prirura te justifikojne ushtrimin e dhunes ndaj femijeve te tyre. Rreth 62.10% e grave vleresojne kryesisht funksionet pozitive te dhunes te ushtruar nga prinderit ndaj femijeve, qe i detyron ata te shmangin gabimet ose fajet e te jene me te disiplinuar, si faktore qe i mbron nga shkarjet morale dhe nga perdorimi i droges.

diskriminimi


barazia dhe ndalimi i diskriminimit


Të dashur lexues,
Duke pasur në fokus të veçantë rolin e organizatave
jofitimprurëse në mbrojtjen e viktimave të diskriminimit, ky
manual u hartua nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, si një
përpjekje për të hulumtuar dukurinë e diskriminimit, duke e
trajtuar atë në këndvështrimin shoqëror dhe ligjor.
Ligji nr.8788, datë 7.5.2001, “Për organizatat jofitimprurëse”
parashikon se organizatat jofitimprurëse ndjekin veprimtari
në të mirë dhe në interes të publikut. Me  veprimtari në të
mirë dhe në interes të publikut ligji i sipërcituar kupton çdo
veprimtari që mbështet dhe zhvillon tek individi dhe shoqëria
vlera  shpirtërore dhe vlera të tjera humanitare, mbron jetën e
njeriut, shëndetin e tij, siguron dhe realizon shërbime publike
dhe sociale, ndihma dhe mbështetje në raste fatkeqësish,
mbron mjedisin dhe zhvillon kulturën dhe edukatën ndaj tij,
mbështet e zhvillon vlerat dhe traditat kulturore e historike,
shkencën, arsimimin, edukimin fizik dhe shpirtëror, jep
ndihmesë në zhvillimin e zakoneve të mira dhe të vlerave
demokratike, si dhe çdo drejtim tjetër në të mirë dhe në
interes të publikut.
Nisur nga sa më sipër, OJF-të marrin një rol të rëndësishëm
në zbatimin e legjislacionit në fushën kundër diskriminimit.
Zëri i tyre është veçanërisht i rëndësishëm kur ato flasin në
emër ose si përfaqësuese të viktimave të diskriminimit.
Në Shqipëri ka një kuadër të gjerë ligjor për mbrojtjen
nga diskriminimi. Vendi ynë ka ratifikuar një sërë aktesh
ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut, të cilat
në qendër të vëmendjes kanë ndalimin e diskriminimit në
përgjithësi ose në fusha të veçanta të jetës. Gjithashtu,
legjislacioni i brendshëm i vendit është hartuar dhe është
miratuar në frymën e respektimit të të drejtave dhe lirive
themelore të njeriut, duke përfshirë këtu edhe të drejtën për
të qenë i barabartë para ligjit dhe në ligj dhe të drejtën për të
mos u diskriminuar në gëzimin dhe ushtrimin e të drejtave të
sanksionuara në legjislacion.
Në kuadër të përafrimit të legjislacionit vendës me atë
të Bashkimit Europian, si dhe për t’u ofruar një mbrojtje
juridike sa më efektive viktimave të diskriminimit, Kuvendi
i Shqipërisë miratoi ligjin nr. 10 221, datë 4.2.2010, “Për
mbrojtjen nga diskriminimi”. Ky ligj konsiderohet si një
zhvillim i mëtejshëm i parimit të barazisë së shtetasve në
ligj dhe përpara ligjit, i trajtuar në nenin 18 të Kushtetutës
së Republikës së Shqipërisë